Deklarata e Macronit për takimin me Presidentin Erdogan

Presidenti francez Emmanuel Macron tha se takimi me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, i cili u zhvillua të hënën në kuadër të Samitit të NATO-s, u realizua “në një klimë të qetë”.

1658088

Macron mbajti një konferencë shtypi pas Samitit të NATO-s në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës.

Duke deklaruar se në samit ata sqaruan vlerat dhe misionin e NATO-s, Macron rikujtoi se në kuadër të samitit ai pati një takim kokë më kokë me Erdoganin.

Macron tha se në takimin me Presidentin Erdogan, ata diskutuan vlerat e NATO-s dhe i bënë të qarta ato.

"Ne biseduam me Erdoganin në lidhje me Libinë. Ne kemi rënë dakord në mënyrë të qartë për sa i përket ruajtjes së armëpushimit në këtë temë, mbajtjen e zgjedhjeve më 24 dhjetor dhe mbështetjen e qeverisë (libiane) në këtë kontekst, si dhe për të punuar për tërheqjen e luftëtarëve dhe mercenarëve të huaj nga ky vend", tha Macron.

Macron bëri të ditur se javët e ardhshme dëshirojnë të punojnë me Erdoganin në këtë temë.

Lajme të ngjashme