Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (15 qershor), raportohen 5.955 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 5.955 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 84 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1658710
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (15 qershor), raportohen 5.955 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 84 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 48.879.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 5.342.028 pasi 5.955 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 5 milionë e 211 mijë e 022 pacientësh, nga të cilët 4.186 nga e hënë në të martë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 886 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 223.846 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 57 milionë e 447 mijë e 635”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme