Turqi - Kapen 97 emigrantë të parregullt në përpjekje për të kaluar kufirin ilegalisht

Në rrethin Fethiye të Mugla, janë kapur 97 emigrantë të parregullt pasi u zbulua se po përpiqeshin të largoheshin në mënyrë të paligjshme nga vendi.

1657288

Ekipet e Komandës së Xhandarmërisë kanë filluar një hetim në dijeninë se një grup emigrantësh të parregullt do të largohen nga vendi.

Pas ndjekjes teknike dhe fizike, 36 afganë, 32 sirianë, 19 pakistanezë, 4 egjiptianë dhe 3 shtetas irakianë dhe palestinezë u kapën gjatë kontrollit në zonën malore në rajonin e Gjirit të Parajsës.

Emigrantët, të cilët u morën në anijen e Rojës Bregdetare, u dërguan në Komandën e Rajonit të Xhandarmërisë Oludeniz për procedura të mëtutjeshme.

Lajme të ngjashme