Presidenti Erdogan fillon nesër një vizitë dyditore në Azerbajxhan

Pas përfundimit të kontakteve në Bruksel, ku ka shkuar për Samitin e NATO-s, Presidenti Erdogan do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit për një vizitë dyditore.

1657851
Presidenti Erdogan fillon nesër një vizitë dyditore në Azerbajxhan

Me ftesë të Presidentit të Azerbajxhanit, Ilham Alijev të martën Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të fillojë një vizitë dyditore në Azerbajxhan.

Gjatë kësaj vizite Presidenti Erdoan do të ketë kontakte në Shusha, e cila u çlirua nga pushtimi i Armenisë dhe ku ezani ka nisur të dëgjohet pas 28 vjetëve dhe e cila konsiderohet qyteti simbolik i Karabakut për shkak të pasurive të tij historike dhe kulturore dhe bukurive natyrore.

Të martën më 15 qershor Presidenti Erdoan do të pritet me një ceremoni zyrtare nga Aliyev në Prefekturën e Shusha. Pas takimit kokë që do të mbajnë këtu Erdoan dhe Alijev do të kryesojë bisedimet midis delegacioneve.

Pas bisedimeve midis Aliyev dhe Erdogan, do të nënshkruhen marrëveshje lidhur me projektet për rindërtimin dhe ndërtimin e Karabakut Malor, veçanërisht në Shusha si dhe marrëveshje bashkëpunimi në sferën politike dhe ekonomike.

Më pas Erdoan dhe Aliyev do të realizojnë kontakte në Shusha.

Të mërkurën (16 qershor), Erdoan do të takohet me Presidenten e Asamblesë Kombëtare të Azerbajxhanit, Sahibe Gafarova dhe do t'i drejtohet parlamentit me një fjalim.

Gjatë qëndrimit në Azerbajxhan Presidenti Erdoan nuk do ta lërë vetëm ekipin kombëtar të futbollit, i cili vazhdon luftën në Kampionatin Evropian të Futbollit 2020.

Ndeshjen Turqi-Uells, që do të luhet në Stadiumin Olimpik të Bakusë Erdoan do ta ndjekë nga tribuna bashkë me Aliyev-in.



Lajme të ngjashme