Turqia “ndëshkon” PKK/YPG-në pas sulmit në spitalin e Afrinit: Neutralizohen shumë terroristë

Forcat e Armatosura të Turqisë goditën të dielën objektivat e organizatës terroriste PKK/YPG në Tell Rifaat, një ditë pasi terroristët kryen sulm me pasojë 14 të vdekur ndaj një spitali në Afrin.

1657058
Turqia “ndëshkon” PKK/YPG-në pas sulmit në spitalin e Afrinit: Neutralizohen shumë terroristë

Burimet turke të sigurisë njoftuan se 3 të ashtuquajtura objekte shtabi, një strehimore dhe një pozicion i terroristëve u shkatërruan dhe shumë terroristë u neutralizuan si rezultat i goditjeve “ndëshkuese” të bëra me mjete mbështetëse të zjarrit, përfshi këtu edhe obusë “Stuhia”.

Një sulm i organizatës terroriste separatiste PKK/YPG të shtunën mbi spitalin dhe qendrën e qytetit Afrin, në veri të Sirisë, la të vrarë 14 persona, mes tyre një foshnjë, si dhe plagosi 32 të tjerë.

Ndërkohë, spitali në Afrin, i cili ishte në shënjestër të organizatës terroriste separatiste YPG/PKK me raketa “Grad” dhe zjarr artilerie nga Tell Rifaati, ka dalë jashtë shërbimit për shkak të rënies së disa mureve dhe dëmtimit të pajisjeve të tij.

PKK është në listën e organizata terroriste në Turqi, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian. Në fushatën e saj terroriste mbi tre dekada të gjatë kundër Turqisë, ajo është përgjegjëse për vrasjen e më shumë se 40.000 njerëzve, përfshirë këtu gra e fëmijë. Kurse YPG-ja është dega siriane e PKK-së.



Lajme të ngjashme