Biseda Kalin-Sullivan, në fokus takimi Erdogan-Biden

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

1656662
Biseda Kalin-Sullivan, në fokus takimi Erdogan-Biden

Zëdhënësi i Presidencës Ibrahim Kalin zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan.

Gjatë bisedës, me në krye marrëdhëniet dypalëshe, u diskutuan zhvillimet rajonale në Afganistan, Siri, Libi, Mesdheun Lindor dhe Qipro.

Gjithashtu u diskutuan edhe detajet dhe temat që do të shqyrtohen gjatë takimit të Presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Joe Biden në kuadër të Samitit të NATO-s (në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës më 14 qershor).

Në bisedë u theksua se marrëdhëniet midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy aleate të NATO-s me një histori me rrënjë, duhet të promovohen me një agjendë pozitive dhe të përqendrohen në bashkëpunimin strategjik.

Gjithashtu u ra dakord që të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhëniet Turqi-SHBA të trajtohen në kuadër të interesit dhe respektit të ndërsjellë.



Lajme të ngjashme