Akar në Libi: Ne kemi lidhje historike vëllazërore 500-vjeçare

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj libianë, me të cilët ka një lidhje historike vëllazërie për 500 vitesh.

1656693
Akar në Libi: Ne kemi lidhje historike vëllazërore 500-vjeçare

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj libianë, me të cilët ka një lidhje historike vëllazërie për 500 vitesh.

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë, Akar, një takimi trepalësh në ishullin Sicili të Italisë, me Ministrin britanik të Mbrojtjes, Ben Wallace dhe me Ministrin e Mbrojtjes të Italisë Lorenzo Guerini, ai kaloi në Libi.

Akar u mirëprit në aeroportin “Mitiga” nga zyrtarët libianë dhe turq, më pas ai vizitoi Komandën e Grupit të Punës të Libisë.

Pas vizitës, Akar shkoi me helikopter fregatën TCG Gallipoli pranë brigjeve të Libisë dhe mori informacione në lidhje me veprimtaritë e saj si dhe u takua me personelin.

Akar nënvizoi lidhjet historike vëllazërore 500-vjeçare dhe tha: “Jemi pranë vëllezërve libianë.”

Duke iu drejtuar personelit, Akar tha: "Prania juaj në Libi është shenja më e rëndësishme e vëllazërisë, miqësisë dhe solidaritetit tonë. Turqia nuk është një fuqi e huaj në Libi."

Akar deklaroi se me ftesë të Libisë, Turqia shkoi në këtë vend dhe kreu veprimtari ushtarake, bashkëpunuese arsimore dhe këshilluese në përputhje me marrëveshjet dypalëshe dhe të drejtën ndërkombëtare.

"Turqia vazhdon të përpiqet që Libia të arrijë një nivel të vetëmjaftueshëm. Ne vazhdojmë të sigurojmë trajnim, ndihmë dhe mbështetje këshilluese për trupat libiane për të arritur standardet ndërkombëtare. Qëllimi ynë është uniteti, integriteti, paqja dhe stabiliteti i Libisë", u shpreh Akar.

Duke nënvizuar rëndësinë e “një Libie”, Akar tha se problemi është Haftari dhe mbështetësit e tij.

Ai tha se do të vazhdojnë të jenë pranë Libisë me domethënien “Libia është e libianëve” dhe do të vazhdojnë të japin mbështetje për ata.

 


Lajme të ngjashme