Macron: Duhet të vazhdojmë të bisedojmë me Presidentin Erdogan

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se edhe pse kanë  mospërputhje në mendime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, duhet të vazhdojnë bisedimet.

1655836
Macron: Duhet të vazhdojmë të bisedojmë me Presidentin Erdogan
erdogan ozel yayin trt1.jpg
macron kigali soykirim aniti konusma.jpg

Presidenti i Francës Emmanuel Macron tha se edhe pse kanë  mospërputhje në mendime me Presidentin Recep Tayyip Erdogan, duhet të vazhdojnë bisedimet. 

Emmanuel Macron, në konferencën për shtyp të mbajtur në Pallatin Elysee në Paris, tha se ai dhe Presidenti Erdogan duan të takohen në kuadër të Samitit të NATO-s (në Bruksel, kryeqyteti i Belgjikës më 14 qershor).

Ai tha se kjo është diçka e mirë dhe “Kemi nevojë të takojmë njëri-tjetrin.”

Duke u shprehur se ai ka divergjenca të thella me Erdoganin, Macron tha: "Edhe pse ka mospërputhje mendimesh, ne duhet të flasim me njëri-tjetrin dhe të vazhdojmë ta bëjmë këtë."

Macron vuri në dukje se ai dëshiron të bisedojë me Presidentin Erdogan në lidhje me NATO-n, Sirinë, Libinë, Karabakun Malor dhe luftën e Francës kundër "radikalizmit".

Presidenti francez u shpreh se ai do t'i shpjegojë Erdoganit se lufta kundër "radikalizmit" nuk synon fenë islame në asnjë mënyrë dhe shtoi se ai do të flasë gjithashtu me Erdoganin për fushat në të cilat mund të bëhet bashkëpunim.

 

 


Lajme të ngjashme