Akar: Aleatët e NATO-s e braktisën Turqinë në luftën kundër terrorit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se aleatët e Turqisë në NATO nuk treguan të njëjtin qëndrim të vendosur kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

1656039
Akar: Aleatët e NATO-s e braktisën Turqinë në luftën kundër terrorit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar deklaroi se aleatët e Turqisë në NATO nuk treguan të njëjtin qëndrim të vendosur kundër organizatës separatiste terroriste PKK/YPG, pavarësisht vendosmërisë së saj për të luftuar kundër organizatave terroriste në shumë rajone të botës.

Hulusi Akar dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjeneralarmate Yasar Guler mbajtën nga një fjalim në ceremoninë e çeljes së Komandës së Sigurisë Detare të Ekselencës (MARSEC COE), që ka arritur në statusin e Institucionit Ndërkombëtar Ushtarak.

Duke theksuar se Turqia u ka bërë thirrje të panumërta aleatëve të saj për të luftuar së bashku kundër veprimtarive të PKK/YPG dhe organizatës terroriste DAESH në veri të Sirisë, të cilat kërcënojnë sigurinë e saj kombëtare dhe stabilitetin rajonal, Akar tha: “Shumë herë ne u kemi propozuar aleatëve tanë të NATO-s krijimin e një zone të sigurt në Siri dhe së bashku kemi rënë dakord për disa plane. Por sidoqoftë, këto marrëveshje nuk u përmbushën dhe Turqia mbeti vetëm në luftën e saj kundër terrorizmit.”

Ministri Akar tha se Turqia është një vend i NATO-s që ka marrë përsipër barrën më të madhe për të lehtësuar vuajtjet e popullit sirian dhe Forcat e Armatosura Turke janë e vetmja ushtri e NATO-s që ka luftuar ballë për ballë kundër DAESH-it.

"Pritshmëria jonë është që aleatët tanë të bashkëpunojnë me ne në luftën kundër terrorizmit, të kërkojnë zgjidhje së bashku për shqetësimet serioze të sigurisë së Turqisë dhe të qëndrojnë pranë nesh. Ne respektojmë kufijtë, integritetin territorial dhe sovranitetin e të gjithë fqinjëve tanë. Ne nuk ligjin dhe territoret e askujt. Lufta jonë është kundër terrorizmit, kundër terroristëve”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar.



Lajme të ngjashme