"Në botë nuk ka më shanse të barabarta dhe ndarje të drejtë"

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop tha se në botë nuk ka më shanse të barabarta dhe ndarje të drejtë, njerëzit nuk kanë qasje të barabartë në burime.

1655658
"Në botë nuk ka më shanse të barabarta dhe ndarje të drejtë"

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, Mustafa Sentop i dërgoi një mesazh me video Konferencës Ndërkombëtare të Shkencave Sociale dhe Njerëzimit-2021 të bashkë-organizuar nga Universiteti Amerikan Houston Clear-Lake dhe Universiteti Ndërkombëtar i Ballkanit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas kryeparlamentarit turk, ata që krijuan civilizime duke sunduar botën janë të njëjtët që e po përgjakin botën, ndotin mjedisin dhe degradojnë ekosistemin.

Ai vuri në dukje se gjatë pandemisë Covid-19 e gjithë bota u përball edhe një herë me detyrimin për të vepruar së bashku.

“Fatkeqësisht, nuk ka më shanse të barabarta dhe ndarje të drejtë në botën e sotme. Jo të gjithë kanë qasje të barabartë në burime. Meqenëse nuk ka një ndarje të barabartë, niveli i arritur teknologjik si dhe mundësitë e disponueshme thellojnë kontradiktat shoqërore”,- theksoi Sentop.

Sentop shprehu shqetësimin për të ardhmen e përbashkët të njerëzimit për shkak të kësaj situate.

"Për të garantuar të ardhmen tonë, ne jemi të detyruar të ndërtojmë një sistem që do t’i përdorë më mirë burimet e botës dhe të sigurojë një ndarje të drejtë," përfundoi ai.



Lajme të ngjashme