Erdogan: Aq sa shpëtojmë nga “skllevërit e pavetëdijshëm” aq më shumë do të shohim të ardhmen tonë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidenti i Republikës së Kirgizisë Sadir Caparov morën pjesë në mbyllje të Forumit të Kongresit të 4-të Ndërkombëtar Issik-Gol Cengiz Aytmatov.

1655612
Erdogan: Aq sa shpëtojmë nga “skllevërit e pavetëdijshëm” aq më shumë do të shohim të ardhmen tonë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se "Në masën që ne shpëtojmë gjeografinë tonë nga skllevërit e pavetëdijshëm (mankurtët), në atë masë do të jemi në gjendje të shohim të ardhmen tonë me besim."

Erdogan dhe Presidenti i Republikës së Kirgizisë Sadir Caparov morën pjesë në mbyllje të Forumit të Kongresit të 4-të Ndërkombëtar Issik-Gol Cengiz Aytmatov të organizuar në Qendrën Popullore të Kulturës dhe Kongreseve në Pallatit Presidencial, në Bestepe të Ankarasë.

Erdogan deklaroi se ekzistojnë dy xhevahire unike të rrënjosura në historinë antike që kirgizët i kanë sjellë letërsisë botërore, ndërsa vijoi me këto fjalë: "E para është Epopeja e Manasit, e cila është teksti më i gjatë në botë në fushën e saj, dhe Manasi, heroi i epopesë. Xhevahiri i dytë është Cengiz Aytmatov. Ndërsa Aytmatov i ndjerë zuri vendin e tij ndër artikujt më të rëndësishëm të letërsisë botërore me veprat e tij, ai u bë heroi i tanishëm kombëtar i kirgizëve me shërbimet e tij të tjera.”

Erdogan deklaroi se një nga konceptet më të shquar që Aytmatov, që ishte një njeri i shumanshëm i ideve, letërsisë dhe diplomacisë, solli si në letërsinë botërore ashtu edhe në historinë politike ishte "skllavëria e pavetëdijshme".

"Kjo skllavëri, që do të thotë tjetërsim apo edhe armiqësim i një personi me familjen, shoqërinë, kombin, historinë, kulturën, me pak fjalë, me gjithçka që ai ka dhe i përket. Shprehja e skllavërisë së pavetëdijshme që ai përdori në veprën e tij të paharrueshme 'Dita bëhet e vlefshme sa një shekull' dhe ngjarja që përshkruan për ta shpjeguar atë bën që ne ta përkujtojmë atë me mëshirë me çdo rast. Ne besojmë se ne mund ta shikojmë të ardhmen tonë me besim dhe t'i qasemi qëllimeve tona shpejt në masën që të mund ta shpëtojmë këtë gjeografi nga skllevërit e pavetëdijshëm", bëri të ditur Erdogan.

 


Lajme të ngjashme