Turqi – Kthehet në energji gazi i nxjerrë nga pusi “Amasra-1”

Ministri i Energjetikës dhe Burimeve Natyrore, Fatih Dënmez (Fatih Dönmez) tha se gazi natyror i nxjerrë nga pusi “Amasra-1”, i cili është zbulimi i dytë i Turqisë në Detin e Zi, është kthyer në energji nga inxhinierët turq.

1654402
Turqi – Kthehet në energji gazi i nxjerrë nga pusi “Amasra-1”

Ministri Dënmez postoi në llogarinë e tij në “Twitter” pamjet e testit për djegien e parë të gazit nga inxhinierët në një mjedis laboratorik.

"Gazi natyror që është nxjerrë nga pusi ‘Amasra-1’, zbulimi ynë i dytë në Detin e Zi, është kthyer në energji në duart e inxhinierëve tanë. Zjarri i zbulimit tonë do t'i bëjë netët e Turqisë më të ndritshme, dimrat më të ngrohtë dhe industrinë më të fortë", shkroi ministri në Twitter.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Rexhep Tajip Erdoğan) njoftoi javën e kaluar se anija e sondimit “Fatih” kishte zbuluar një rezervë të re gazi prej 135 miliardë metra kub në pusin “Amasra-1”, që ndodhet në Zonën Gazmbajtëse të Sakarias Veriore në Detin e Zi.

Me këtë zbulim rezervat totale të gazit që ka zbuluar Turqia në Detin e Zi kanë arritur në 540 miliardë metra kub.

 


Lajme të ngjashme