Turqia do të presë Asamblenë 89. të Përgjithshme të INTERPOL-it në nëntor

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Yavuz Selim Kiran, njoftoi të enjten se Turqia do të presë Asamblenë 89. të Përgjithshme të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale (ICPO-INTERPOL) më 20-25 nëntor, në Stamboll.

1651078
Turqia do të presë Asamblenë 89. të Përgjithshme të INTERPOL-it në nëntor

“Duke pritur Sesionin 89. të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit, ne do të konfirmojmë edhe një herë vullnetin tonë për të menaxhuar marrëdhëniet tona me agjencinë me një qasje konstruktive. Ne do të përcjellim qasjen tonë në luftën kundër terrorizmit në nivelin më të lartë”, deklaroi Yavuz Selim Kiran.

Kiran vuri në pah se Turqia është anëtar themelues i INTERPOL-it me 194 anëtarë.

Ai tha se Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë kompetent i Organizatës, në të cilën marrin pjesë zyrtarë të lartë të policisë nga të gjitha vendet.

Pasi tërhoqi vëmendjen se Turqia luan një rol aktiv dhe udhëheqës në luftën kundër krimit të organizuar në kuadër të INTERPOL-it, Kiran sqaroi se kjo pat ndikim të madh në preferencat e shteteve anëtare që Turqia të presë Asamblenë e Përgjithshme.

“Pritja nga Turqia e Asamblesë së Përgjithshme do të kontribuojë në dukshmërinë tonë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizmit global dhe krimit ndërkufitar”, shtoi numri 2 i diplomacisë turke.

Fatkeqësisht – vijoi ai – marrëdhëniet tona me INTERPOL-in nuk janë në nivelin e dëshiruar për shkak të qëndrimit hezitues të Organizatës në bashkëpunimin me vendin tonë pas përpjekjes tradhtare të grushtit të shtetit më 15 Korrik (2016)” shtoi ai.

Organizata terroriste gyleniste (FETO) dhe udhëheqësi i saj me seli në SHBA, Fetullah Gulen, orkestruan grushtin e shtetit të mposhtur të 15 Korrikut 2016, në të cilin 251 njerëz u martirizuan dhe 2.734 të tjerë u plagosën.

Ankaraja e akuzon gjithashtu FETO-n se qëndron pas një fushate të gjatë për të përmbysur shtetin përmes depërtimit në institucionet kyçe të shtetit turk, veçanërisht në ushtri, polici dhe gjyqësor.



Lajme të ngjashme