MPJ Turke: Zgjerimi i vendbanimeve hebre në Bregun Perëndimor është një provokim

Ministria e Jashtme turke dënoi ndërtimin e paligjshëm të 350 banesave për kolonët hebrenj në lagjen Beyt El në Bregun Perëndimor të okupuar.

1650062
MPJ Turke: Zgjerimi i vendbanimeve hebre në Bregun Perëndimor është një provokim

Turqia ka reaguar ndaj veprimeve të jashtëligjshme të Izraelit për popullimin e territoreve palestineze.

Në një komunikatë të shkuar, që Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë në lidhje me çështjen, raportohet se është mësuar që autoritetet izraelite kanë realizuar ceremoninë e hedhjes së themeleve të projektit për ndërtimin e 350 banesave në zonën e paligjshme të banimit Beyt El, që ndodhet pranë qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor të okupuar.

Vazhdimi i provokimeve të tilla, në një kohë kur janë ende të freskëta dhimbjet e ngjarjeve në Gazë, tregon se autoritetet izraelite nuk kanë nxjerrë asnjë mësim nga ajo që ndodhën, thuhet më tej në komunikatën e Ministrisë.

“Ne i kundërshtojmë veprime të tilla të paligjshme të Izraelit. Ne theksojmë edhe një herë rëndësinë e mbajtjes së Izraelit përgjegjës për politikat dhe veprimet e tij që shkelin të drejtën ndërkombëtare",- thotë Ministria e Jashtme turke.

Më herët, autoritetet izraelite kishin realizuar një ceremoni për hedhjen e themeleve të një projekti që përfshin ndërtimin e 350 banesave në vendbanimin ilegal hebre Beyt El afër qytetit Ramallah në Bregun Perëndimor.

 


Lajme të ngjashme