Deklarata e Gjermanisë dhe Francës për Turqinë

Gjermania dhe Franca konfirmuan “interesat strategjike në lidhje me marrëdhëniet e bazuara në bashkëpunimin që siguron dobi reciproke me Turqinë.”

1649305
Deklarata e Gjermanisë dhe Francës për Turqinë

Gjermania dhe Franca konfirmuan “interesat strategjike në lidhje me marrëdhëniet e bazuara në bashkëpunimin që siguron dobi reciproke me Turqinë.”

Pas takimit të përbashkët të këshillit ministror me Francën, të organizuar online nga Gjermania, u botua një komunikatë me 62 pika, që përfshinte çështjet e epidemisë së llojit të ri të koronavirusit (Kovid-19), luftën kundër ndryshimeve klimaterike, politikën ekonomike, transformimin digjital dhe çështjet ndërkombëtare.

Në pjesën me titull "bashkëpunimi në çështjet ndërkombëtare", duke iu dhënë vend edhe Turqisë, shkruhej: "Ne konfirmojmë interesin tonë strategjik në marrëdhëniet e përbashkëta të dobishme me Turqinë dhe jemi gati të zgjerojmë bashkëpunimin në një atmosferë konstruktive reciproke, me kusht që të reduktohet tensioni në Mesdheun Lindor dhe të vazhdojë dhe të jepet një kontribut konstruktiv në zgjidhjen e krizave rajonale."

Në komunikatë u theksua se të gjithë aktorët e përfshirë në Mesdheun Lindor inkurajohen të kontribuojnë në një zgjidhje të qëndrueshme të problemeve themelore.



Lajme të ngjashme