Turqia evokon përvjetorët e internimit të tartarëve të Krimesë dhe cirkasianëve

Ankaraja zyrtare shprehu të martën solidaritet me dhimbjen e turqve tartarë të Krimesë dhe të popujve vëllazërorë kaukazianë të internuar nga atdheu i tyre.

1641488
Turqia evokon përvjetorët e internimit të tartarëve të Krimesë dhe cirkasianëve

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori Tanju Bilgiç, publikoi një komunikatë me shkrim lidhur me përvjetorët e internimit të tartarëve të Krimesë dhe cirkasianëve.

“Natën e 18 majit 1944, 250 mijë kushërinjtë tanë tartarë të Krimesë u shkulën nga atdheu i të parëve të tyre dhe u internuan në kushte çnjerëzore. Një numër i madh i tartarëve të Krimesë humbën jetën gjatë kësaj ngjarje tragjike dhe ata që mbijetuan u detyruan të jetonin të etur për atdheun e tyre.

Dhe 77 vjet pas internimit, turqit tartarë të Krimesë sfidohen nga vështirësitë e krijuara nga aneksimi i paligjshëm i Krimesë. Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë vëllezërve të saj në luftën e tyre për të kapërcyer hidhërimin e tyre, për të arritur paqen dhe prosperitetin dhe për të mbrojtur identitetet e tyre.

Gjithashtu ne përkujtojmë 21 majin si 157-vjetorin e «Internimit të Cirkasianëve», në të cilin popujt e Kaukazit u detyruan të linin vendlindjet e tyre gjatë pushtimit të Rusisë Cariste për të kërkuar strehim në Anadoll, duke pësuar humbje të mëdha. Dhimbja e kësaj tragjedie mbetet e gjallë në kujtesën tonë kolektive.

Ne ndajmë dhimbjen e turqve tartarë të Krimesë dhe të popujve vëllezër të Kaukazit, lusim mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën gjatë këtyre internimeve, si dhe nderojmë me respekt kujtimin e tyre të shenjtë”, shkroi zëdhënësi i MPJ turke.



Lajme të ngjashme