Turqia dënon bombardimin e ndërtesës së Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit në Gazë

Turqia dënon fuqishëm bombardimin e ndërtesës e Selisë së Përgjithshme të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit nga ana e Izraelit në Gazë dhe sulmet izraelite që shkaktuan dëmtimin e spitalit Sheik Hamad Bin Halife Al Thani.

1641331

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Tanju Bilgiç në përgjigje të një pyetje në lidhje me këtë ngjarje, tha: “Dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën si pasojë e këtyre sulmeve të urryera, të cilat janë një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar humanitar. Ne u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve si dhe shprehim ngushëllimet për shtetin dhe popullin miqësor dhe vëllazëror të Katarit."

Bilgiç ftoi bashkësinë ndërkombëtare të shtojë përpjekjet e tyre për t'i dhënë fund përdorimit pa kriter dhe disproporcional të forcës së Izraelit dhe ta detyrojë atë t'i bindet ligjit ndërkombëtar.

“Dënojmë fuqishëm bombardimin e ndërtesës së Selisë së Përgjithshme të Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit nga ana e Izraelit në Gazë dhe sulmet izraelite që shkaktuan dëmtimin e spitalit Sheik Hamad Bin Halife Al Thani”, u shpreh Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadori Tanju Bilgiç.

Lajme të ngjashme