Soylu përgëzon inteligjencën dhe ushtrinë për neutralizimin e kryeterroristit “Sofi Nurettin”

Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu, përgëzoi Organizatën Kombëtare të Inteligjencës (MIT) dhe Forcat e Armatosura Turke (TSK) për neutralizimin e terroristit të njohur me kodin “Sofi Nurettin”, anëtar i organizatës terroriste separatiste PKK.

1641259
Soylu përgëzon inteligjencën dhe ushtrinë për neutralizimin e kryeterroristit “Sofi Nurettin”

Suleyman Soylu postoi në “Twitter” një mesazh në lidhje me neutralizimin e terroristit me emrin e koduar “Sofi Nurettin”, përgjegjës kryesor i PKK-së në Siri.

Ai theksoi se terroristi “Sofi Nurettin” u neutralizua falë qëndrimit të vendosur të Turqisë dhe vullnetit të palëkundur të Komandantit të Përgjithshëm dhe Presidentit Recep Tayyip Erdogan.

“Urojmë të njëjtin fat edhe për kryeterroristët e tjerë që s'guxojnë të nxjerrin kokën nga shpellat. Përgëzime MIT dhe TSK”, shkroi ministri Soylu në median sociale.



Lajme të ngjashme