Operacioni turk kundër terroristit “Sofi Nurettin” rrëzoi teatrin amerikan në rajon

Neutralizimi i terroristit me emrin e koduar “Sofi Nurettin”, përgjegjës kryesor i organizatës terroriste separatiste PKK në Siri, konsiderohet si një nga operacionet më kritike të viteve të fundit.

1641452
Operacioni turk kundër terroristit “Sofi Nurettin” rrëzoi teatrin amerikan në rajon

Abdullah Agar, një ish-oficer turk ekspert i Antiterrorizmit dhe Sigurisë, shpjegoi se si kjo lëvizje nga Turqia përmbysi lojën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

“Terroristi i koduar «Sofi Nurettin» ishte përgjegjës i PYD/YPG-së në Siri, për të cilën SHBA-ja thotë se «nuk është organizatë terroriste». Por Turqia e bëri këtë operacion në Irak. Me fjalë të tjera, në zonën ku PKK-ja është plotësisht dominuese. Në fakt, në kohën e operacionit, terroristi «Sofi Nurettin» ishte udhëheqësi më i rëndësishëm i PKK-së në rajon. Gara dhe të gjitha zonat përreth saj vareshin prej tij”, u shpreh ai.

“Ne neutralizuam numrin 1 të një strukture që SHBA-ja e konsideron të ndryshme nga PKK-ja, në zonën e PKK-së (në veri të Irakut), teksa ai ishte në krye të kuadrove të PKK-së. Kjo është një manovër shumë kritike, një hap që do të rrëzojë teatrin amerikan në rajon”, vlerësoi Abdullah Agar mes të tjerash.

Eksperti turk i Antiterrorizmit dhe Sigurisë shtoi se operacioni në fjalë përmban mesazhe të qarta jo vetëm për PKK-në e organizatat e ndryshme terroriste në terren, por edhe për aktorët e tjerë në rajon me krye SHBA-në.



Lajme të ngjashme