Ushtria turke neutralizon 7 terroristë në kuadër të operacioneve “Eren”

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi të hënën se forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 7 terroristë në kuadër të operacioneve “Eren-13” dhe “Eren-2”.

1640840
Ushtria turke neutralizon 7 terroristë në kuadër të operacioneve “Eren”

Një deklaratë e Ministrisë thekson se 5 terroristë janë neutralizuar në kuadër të operacionit “Eren-13”, i cili po zhvillohet në zonën e quajtur Tusimiya të malit Cudi, në rrethin Sirnak, nga Forcat Komando të Xhandarmërisë dhe Forcat Speciale të Xhandarmërisë të Komandës Rajonale të Xhandarmërisë në këtë provincë, në bashkëpunim me njësitë e forcave ajrore dhe mjeteve ajrore të telekomanduara.

Po ashtu bëhet e ditur se 2 terroristë të tjerë janë neutralizuar nga Forcat Komando të Xhandarmërisë dhe Forcat Speciale të Xhandarmërisë në kuadër të operacionit “Eren-2”, i cili po zhvillohet në zonën rurale Yaylak të distriktit Kulp, në rrethin Diyarbakir.

“Operacionet në rajon vazhdojnë”, theksohet në fund të komunikatës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.



Lajme të ngjashme