Turqia dënon dhunën e policisë gjermane ndaj një qytetari turk, që ishte duke shkuar në spital

Edhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, në postimin në median sociale shkroi se “dënojnë në mënyrën më të fuqishme” dhunën e policisë gjermane.

1640965
Turqia dënon dhunën e policisë gjermane ndaj një qytetari turk, që ishte duke shkuar në spital

Selim Çiftçi, 34 vjeç, ditën e shtunë u sëmur rrugës teksa ishte duke shkuar për kurim në spital.

Të afërmit e tij thirrën në vendngjarje ambulancën. Para ambulancës në vendngjarje erdhën shumë policë.

Në vend që të qetësonin Çiftçinë, i cili kishte shqetësime psikologjike policia zbatoi dhunë ndaj tij për një kohë të gjatë.

I plagosur në pjesë të ndryshme të trupit Selim Çiftçi u dërgua në spitalin universitar të Frankfurtit.

Në spital ai mbërriti pa ndjenja ndërsa familja ngriti padi për policët rrahës.

Keqtrajtimi ndaj Selim Çiftçi u dënua edhe nga Ankaraja.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Yavuz Selim Kiran në një deklaratë në llogarinë e tij në rrjetet sociale dënoi dhunën e policisë gjermane.

Ai bisedoi me babanë dhe vëllain e Selim Çiftçi dhe u uroi të shkuara.

Kiran bëri të ditur se kjo çështje do të ndiqet nga afër nga autoritetet përkatëse.

Edhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun, në postimin në median sociale shkroi se “dënojnë në mënyrën më të fuqishme” dhunën e policisë gjermane.

“Pamjet nga Gjermania duhet të alarmojnë të gjithë ata që kanë ndërgjegje dhe respektojnë të drejtat e njeriut”, shkroi Altun.



Lajme të ngjashme