Modeli libian i aplikueshëm edhe për Palestinën, Turqia mund të jetë fqinje e saj nga deti

Admiral i dorëhequr, Cihat Yayci, ideator i marrëveshjes detare Turqi-Libi, i propozoi Ankarasë zyrtare që të firmosë edhe me autoritetet palestineze një marrëveshje për delimitimin e zonave të juridiksionit detar, sikurse veproi me Tripolin.

1640821
Modeli libian i aplikueshëm edhe për Palestinën, Turqia mund të jetë fqinje e saj nga deti

Duke folur për gazetën “Yeni Şafak”, Cihat Yayci tërhoqi vëmendjen se Turqia mund të jetë fqinje e Palestinës nga deti duke propozuar modelin libian edhe për Palestinën.

“Marrëveshja e delimitimit të platformës kontinentale, të cilën ne e nënshkruam me Republikën Turke të Qipros së Veriut (RTQV) në vitin 2011, krijon një precedent. Kjo marrëveshje është e vlefshme edhe pse RTQV-ja nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu kjo marrëveshje mund të firmoset edhe me Palestinën”, tha admirali Yayci mes të tjerash.



Lajme të ngjashme