Turqia zhvilloi mini raketa për mjete ajrore pa pilot dhe automjete tokësore të telekomanduara

Me punimet e kryera me mundësi vendore dhe kombëtare në Industrinë Turke të Mbrojtjes janë zhvilluar mini raketa që mund të përdoren në mini dhe mikro mjete ajrore pa pilot dhe automjete tokësore të telekomanduara.

1640159

Kompania turke e Teknologjisë së Mbrojtjes “Troy” ka zhvilluar një mini raketë me diametër 40 milimetra për mini dhe mikro dronë.

Mini raketa, e cila mbetet brenda kufijve të ngarkesës që mund të mbajnë dronët me krahë rrotullues ose fikse që fluturojnë në lartësi të ulët, ka infrastrukturën e duhur për përdorim për qëllime të shumta.

Duke arritur një distancë maksimale prej 2 kilometrash, deri 6 mini raketa mund të integrohet në mini-dronë.

Qëllimi kryesor i sistemit është të identifikojë elementet e kërcënimit nga një distancë e caktuar në një mënyrë të kontrolluar pa dërguar personel në zonën e rrezikut, ose të neutralizojë objektivat e zbuluar më parë.

Lajme të ngjashme