Sentop: Izraeli ka kryer terrorizëm shtetëror

"Tani është koha t'i thuhet ‘ndal’ Izraelit dhe të mbështetet Palestina në mënyrën më të fortë të mundshme në kauzën e saj të drejtë", deklaroi Kryeparlamentari Mustafa Sentop.

1640329
Sentop: Izraeli ka kryer terrorizëm shtetëror

Mustafa Sentop Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë, deklaroi se Izraeli ka kryer terrorizëm shtetëror dhe krime kundër njerëzimit dhe se ata po ndjekin heshtjen e botës, ndërsa shtoi se "është koha t'i thuhet ‘ndal’ Izraelit dhe të mbështetet Palestina në mënyrën më të fortë të mundshme në kauzën e saj të drejtë."

Sipas një deklarate të bërë nga Presidenca e Parlamentit Turk, Kryeparlamentari Sentop pati një bisedë telefonike me Salah Goudjil, President i Këshillit Kombëtar Algjerian (Senatit),.

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Sentop adresoi çështjen e Palestinës gjatë takimit.

"Ne ndjekim me keqardhje që Izraeli po kryen terrorizëm shtetëror dhe kryen krime kundër njerëzimit, duke derdhur gjakun e myslimanëve të pafajshëm dhe se bota hesht për këtë. Është koha të thuhet ‘ndal’ Izraelit dhe për të mbështetur Palestinën në mënyrën më të fortë në kauzën e saj të drejtë. Turqia do të qëndrojë me vendosmëri në luftën për liri dhe drejtësi të vëllezërve dhe motrave tona palestineze ashtu siç ka bërë deri më tani”, bëri të ditur Sentop.

Ndërkaq Goudjil nga ana e tij tha: "Çështja palestineze është një problem me të vërtetë i madh jo vetëm për botën islame, por për gjithë botën, dhe qëndron para nesh. Ekziston një sionizëm aktiv në rajon tani. Çfarë mund të bëjmë kundër tij, si mundemi ta ndalojmë atë, ne patjetër duhet ta adresojmë këtë çështje."

 


Lajme të ngjashme