Eksportet e Industrisë Automobilistike turke u rritën me 154%

Në janar-prill, eksportet e kamionëve tërheqës nga Turqia në 50 vende, shënuan rritje prej 154 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

1640133
Eksportet e Industrisë Automobilistike turke u rritën me 154%

Në janar-prill, eksportet e kamionëve tërheqës nga Turqia në 50 vende, shënuan rritje prej 154 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të një viti më parë.

Sipas Shoqatës së Eksportuesve të Industrisë Automobilistike Uludag, e cila është një nëngrup i sektorit të automobilistikes, sasia e eksportit dhe rritja e shitjeve të kamionëve tërheqës u rrit me 501 për qind në janar në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.

Eksportet u rritën me 80 për qind në shkurt, 66 për qind në mars dhe 721 për qind në prill krahasuar me të periudhën e njëjtë të vitit 2020.

Shitjet e kamionëve tërheqës në vendet e huaja u rritën me 154.1 për qind dhe arritën në 357 milionë e 441 mijë dollar gjatë periudhës janar-prill 2021 nga 140 milionë e 672 mijë dollarë sa ishin në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë 4 muajve të parë të vitit përfaqësuesit e industrisë midis 50 vendeve të jashtme ku eksportojnë më së shumti bënë shitjet në Gjermani.

Eksportet në këtë vend u rritën me 161 për qind dhe nga 32 milionë e 786 mijë dollarë kapën shifrën prej 85 milionë e 676 mijë dollarëve në periudhën janar-prill krahasuar me muajt e njëjtë të vitit 2020. Shitjet në Gjermani përbëjnë 24 për qind të eksporteve totale.

Industrialistët gjithashtu rritën eksportet gjatë periudhës janar-prill në Poloni, që radhite në vendin e dytë për nga eksportet, me 681 për qind dhe nga 8 milionë e 162 mijë dollarë sa ishte vitin e kaluar kapën shifrën prej 63 milionë e 751 mijë dollarëve.

Italia u rendit e treta me një rritje prej 85 pë rqind dhe 37 milionë e 381 mijë dollarëve në të njëjtën periudhë.

Eksportet prej 186 milionë e 808 mijë dollarëve në Gjermani, Poloni dhe Itali përbënin 52 për qind të shitjeve totale të kamionëve tërheqës në vendet e huaja gjatë periudhës janar-prill.

 


Lajme të ngjashme