Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (16 maj), raportohen 10.512 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit Turqia ka regjistruar 10.512 raste të reja pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), ndërkohë që 223 të sëmurë kanë ndërruar jetë për shkak të koronavirusit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

1640332
Bilanci ditor i pandemisë në Turqi (16 maj), raportohen 10.512 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë njoftoi të premten në mbrëmje se 223 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Turqi duke e çuar numrin total të vdekjeve në 44.760.

“Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 5.117.374 pasi 10.512 njerëz më shumë rezultuan pozitivë në testet e virusit”, theksoi Ministria.

Sipas saj, një total prej 4 milionë e 947 mijë e 256 pacientësh, nga të cilët 14.418 nga e shtunë në të dielë, janë shëruar dhe janë larguar nga spitalet që nga fillimi i pandemisë, ndërkohë që 2.468 pacientë janë në gjendje të rëndë.

“Gjithashtu ditën e fundit janë kryer 202.243 teste dhe numri total i testeve të bëra deri më tani në Turqi ka arritur në 50 milionë e 869 mijë e 896”, sqaroi Ministria.



Lajme të ngjashme