Turqia do të luftojë për Palestinën në çdo platformë ndërkombëtare

Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun, deklaroi se Turqia do t'i vazhdojë përpjekjet e saj për Palestinën në çdo platformë ndërkombëtare.

1639306
Turqia do të luftojë për Palestinën në çdo platformë ndërkombëtare

Fahrettin Altun postoi në median sociale një seri mesazhesh në lidhje me operacionin tokësor të filluar nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës nën bllokadë.

“Izraeli po vijon në mënyrë të pandërprerë masakrat dhe aktet e tij terroriste. Dhe tani Izraeli okupator po ndërmerr një operacion tokësor në Gazë, të cilën e mban nën bllokadë ilegalisht duke shkelur të gjitha të drejtat e njeriut për vite me radhë.

Ne do t'i vazhdojmë përpjekjet tona për Palestinën në çdo platformë ndërkombëtare dhe do të bëjmë ç'të jetë e nevojshme për t'i dhënë fund qëndrimit të kundërligjshëm të Izraelit. Përpjekja jonë do të vazhdojë derisa Palestina të fitojë lirinë e plotë. Kjo paligjshmëri dhe ky okupim duhet të marrin fund urgjentisht”, u shpreh Altun.

Kundër agresionit izraelit në Rripin e Gazës ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” edhe zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin.

“Sulmet e Izraelit ndaj Gazës janë një lajmëtar i masakrave të reja. Ne ftojmë të gjithë botën që të marrë përgjegjësi urgjentisht ndaj qëndrimit të jashtëligjshëm dhe pushtues të Izraelit. Turqia do të vazhdojë të jetë pranë popullit palestinez”, shkroi ai.



Lajme të ngjashme