Erdogan: Tregues të shumtë sinjalizojnë një të ardhme të ndritur për Turqinë

Presidenti Recep Tayyip Erdogan deklaroi të premten se tregues të shumtë dhe veçanërisht rritja e kërkimeve për investime të reja e punësim sinjalizojnë se Turqia ka përpara një ardhmëri të ndritur.

1639540
Erdogan: Tregues të shumtë sinjalizojnë një të ardhme të ndritur për Turqinë

Duke iu drejtuar strukturave të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) me rastin e Fitër Bajramit, përmes videokonferencës, Presidenti Erdogan tha se Turqia, e cila suksesin e saj në shërbimet shëndetësore po e kurorëzon me mbështetje sociale dhe ekonomike, ka arritur të qëndrojë jashtë klimës së krizës.

“Tregues të shumtë, veçanërisht rritja e kërkimeve për investime të reja e punësim, sinjalizojnë se Turqia ka përpara një të ardhme të ndritur”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit turk u ndal gjithashtu mbi luftën e vendit të tij me pandeminë e llojit të ri të koronavirusit, shkaktar i sëmundjes tashmë të njohur si COVID-19.

“Ne fillojmë të zbatojmë kalendarin tonë të normalizimit të kontrolluar që nga e hëna (17 maj 2021). Synimi ynë është të vazhdojmë të veprojmë relativisht me kujdes deri në fund të majit. Me fillimin e qershorit, ne planifikojmë të lehtësojmë ndjeshëm masat për ta bërë jetën e përditshme më të rehatshme”, tha ai mes të tjerash.



Lajme të ngjashme