Erdogan: Nuk do ta tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë

"Ne nuk do ta tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë edhe sikur e gjithë bota ta injorojë atë",- tha të premten Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan).

1639485
Erdogan: Nuk do ta tolerojmë mizorinë e Izraelit në Palestinë

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) mbajti përmes videokonferencës,një fjalim me strukturat e Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) me rastin e Fitër Bajramit.

 

"Ashtu siç nuk lejuam dje përpjekjet për të krijuar një korridor terrorist përgjatë kufijve tanë me Sirinë, me të njëjtën vendosmëri ne kundërshtojmë edhe sot duart që shtrihen deri në shenjtërinë e Xhamisë Al-Aksa”, u shpreh udhëheqësi turk.

Duke deklaruar se ai ka pasur biseda telefonike me krerët e shteteve dhe qeverive të 19 vendeve deri më tani, Presidentin Erdoan tha: "Në këto biseda telefonike shkëmbyem urimet e bajramit, por ndamë edhe shqetësimet tona në lidhje me ngjarjet në Jerusalem dhe qytete të tjera palestineze. Shkurtimisht, ne zhvilluam një diplomaci. Pamë se ne ndajmë ndjenja të ngjashme me homologët tanë".

"Të kundërshtosh agresionin e Izraelit në qytetet palestineze dhe Jerusalemin është një detyrim nderi për të gjithë njerëzimin", theksoi Presidenti Erdoan.

"Ata që heshtin përballë gjakderdhjes që ka shkaktuar Izraeli, përballë arrogancës që po bën (Izraeli), apo ata që e mbështesin hapur atë duhet ta dinë se një ditë do të vijë radha e tyre", shtoi ai.

Erdogan tha se ky shtet terrorist (Izraeli), i cili tenton të plaçkitë në mënyrë të shkujdesur një qytet si Jerusalemi, i cili përmban në vetvete vende të shenjta si për myslimanët, ashtu edhe për të krishterët, tashmë i ka tejkaluar të gjithë kufijtë.

"Ne ftojmë çdo shtet, çdo institucion, pavarësisht nga bindjet, origjina ose natyra, të veprojnë sa më shpejt të jetë e mundur (kundër sulmeve të Izraelit)", tha Erdoan.

 


Lajme të ngjashme