Zëvendëspresidenti Oktay: Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i Palestinës

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay bëri deklarata të rëndësishme pas namazit të Bajramit në Xhaminë Millet në kryeqytetin Ankara.

1638787
Zëvendëspresidenti Oktay: Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i Palestinës

Zëvendëspresidenti Fuat Oktay tha se Jerusalemi do të mbetet kryeqyteti i Palestinës.

Oktay bëri deklarata të rëndësishme pas namazit të Bajramit në Xhaminë Millet në kryeqytetin Ankara.

Izraeli është një shtet terrorist që nga viti 1947, tha ai.

"Jerusalemi u përket palestinezëve dhe Palestina shpresojmë që të marrë vendin e saj të merituar në të ardhmen si një shtet i pavarur", tha ai.

Duke treguar se bota ka qenë e heshtur përballë sulmeve izraelite për ditë me radhë, Oktay tha se "vendet që përpiqen të bëjnë që Jerusalemi të pranohet si kryeqyteti i Izraelit janë bashkëpunëtorë në këtë persekutim".

Pasi reagoi për sulmet ndaj palestinezëve në Al-Aksa, Oktay tha: "Izraeli është kthyer plotësisht në një shtet terrorist. Shpresoj që ky persekutim të marrë fund. Pavarësisht se çfarë bëjnë ata, Al-Aksa u përket myslimanëve palestinezë."

Fuat Oktay bëri të ditur se sulmet izraelite ndaj Al-Aksa dhe palestinezëve nuk mund të vazhdojnë, ndërsa theksoi: "Mesxhidi Aksa është kibla jonë e parë dhe do të mbetet ashtu. Jerusalemi është dhe do të mbetet kryeqyteti i Palestinës."

 


Lajme të ngjashme