Vazhdojnë operacionet “Kthetra”, 105 terroristë të neutralizuar

Në operacionet antiterroriste “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja”, që kanë nisur më 23 prill, deri më sot janë neutralizuar 105 terroristë, tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar.

1638797
Vazhdojnë operacionet “Kthetra”, 105 terroristë të neutralizuar

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar dhe zinxhiri komandues i Forcave të Armatosura Turke (TSK) drejtuan dhe komanduan gjatë të gjithë natës operacionet nga qendra operacionale në Shërnak (Şırnak).

Operacionet vazhdojnë sipas planit,- tha ministri Akar, ndërsa shtoi se në operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja”, që kanë nisur më 23 prill, deri më sot janë neutralizuar 105 terroristë.

Kurse numri total i terroristëve të neutralizuar që nga 1 janari e deri më sot është 1.056, nënvizoi Akar.

Operacionet realizohen duke respektuar integritetin territorial, sigurinë dhe sovranitetin e të gjithë fqinjëve, kryesisht të Irakut, theksoi ministri turk i Mbrojtjes dhe bëri të ditur se operacionet do të vazhdojnë deri në neutralizimin e terroristit të fundit.

Gjatë këtyre operacioneve është kapur dhe sekuestruar një sasi e madhe armatimi dhe municioni,- shpjegoi Akar dhe tha: “Qëllimi ynë kryesor është të shpëtojmë edhe vendin tonë, edhe vëllezërit tanë irakianë nga murtaja e terrorit”.

 


Lajme të ngjashme