Presidenti Erdogan dhe Kryeministri pakistanez Khan diskutojnë zhvillimet e fundit në Palestinë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, realizoi një bisedë telefonike me Kryeministrin pakistanez Imran Khan.

1638937

Sipas një deklarate nga Drejtoria e Komunikimeve të Presidencës, dy liderët kanë diskutuar hapat për të avancuar marrëdhëniet Turqi-Pakistan dhe çështjet rajonale, veçanërisht sulmet e Izraelit ndaj Palestinës.

Gjatë telefonatës, Presidenti Erdogan ka deklaruar se po vazhdojnë përpjekjet e tyre për të marrë hapa konkretë kundër sulmeve të Izraelit në Jerusalem, Gaza, Xhaminë Al-Aksa dhe ndaj palestinezëve dhe kundër praktikave antihumanitare dhe të paligjshme.

Ai po ashtu ka nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit midis Turqisë dhe Pakistanit, në mënyrë që “bashkësia ndërkombëtare t’i japë një leksion të fortë dhe parandalues” Izraelit.

Erdogan dhe Khan kanë shprehur urime me rastin e Bajramit. (AA)

Lajme të ngjashme