Falet namazi i parë i bajramit në Xhaminë e Shën-Sofisë

Në Xhaminë e Madhe të Shenjtë të Shën-Sofisë në Stamboll, e cila pas kthimit të saj në muze është rihapur për adhurim, është falur për herë të parë pas 87 vjetëve namazi i Fitër Bajramit.

1638833
Falet namazi i parë i bajramit në Xhaminë e Shën-Sofisë
ayasofya namaz.jpg
sentop ayasofya.jpg

Në Xhaminë e Madhe të Shenjtë të Shën-Sofisë në Stamboll, e cila pas kthimit të saj në muze është rihapur për adhurim, është falur për herë të parë pas 87 vjetëve namazi i Fitër Bajramit.

Namazin e parë të bajramit e udhëhoqi Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), prof. dr. Ali Erbash (Erbaş).

Brenda në xhami hyri një numër i kufizuar besimtarësh, për shkak të masave të koronavirusit, ndërsa një pjesë tjetër e falën namazin në oborrin e xhamisë dhe në sheshin para saj.

Namazin e Fitër Bajramit e falën në Xhaminë e Madhe të Shenjtë të Shën-Sofisë edhe Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM) Mustafa Shentop (Şentop) me ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Adil Karaismailollu (Karaismailoğlu), Prefekti i Stambollit Ali Jerlikaya (Yerlikaya), kryetari i bashkisë Fatih, Ergyn Turan (Ergün Turan).

Pas namazit kryeparlamentari Shentop iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve dhe bëri deklarata edhe për sulmet e Izraelit në Jerusalemin Lindor dhe Gazë.

“Kjo është një situatë, një panoramë që fyen, mërzit, si të thuash ia bën vrer bajramin të gjithë botës islame, mbi 2 miliardë myslimanëve në botë”,- tha Shentop.

E gjithë bota, me në krye vendet islame duhet të mbajnë një qëndrim të përbashkët ndaj këtyre veprimeve, pushtimi dhe politikave shtypëse që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, shtoi kryeparlamentari turk.



Lajme të ngjashme