Akar: Fqinjët grekë duhet të ndalojnë provokimin dhe të heqin dorë nga gjuha e kërcënimit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar vizitoi bazat në pikën zero të kufirit me Irakun me zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura Turke dhe u uroi festën e Bajramit ushtarëve turq.

1638959
Akar: Fqinjët grekë duhet të ndalojnë provokimin dhe të heqin dorë nga gjuha e kërcënimit

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare Hulusi Akar tha se "Fqinjët grekë duhet të ndalojnë provokimin dhe të heqin dorë nga gjuha e kërcënimit. Ata që e quajnë Turqinë 'ekspansioniste' duhet të shikojnë në hartë midis viteve 1821 dhe 2020, dhe të shohin se kush është ekspansionist."

Akar vizitoi bazat në pikën zero të kufirit me Irakun me zinxhirin komandues të Forcave të Armatosura Turke dhe u uroi festën e Bajramit ushtarëve turq.

Në fjalën e rastit ministri Akar përmendi zhvillimet në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro.

"Deri më tani ne kemi qenë me vëllezërit dhe motrat tona qipriotë në kauzën e tyre të drejtë dhe do të vazhdojmë të jemi pranë tyre edhe tani e tutje. Nga ana tjetër, fqinjët tanë grekë duhet të ndalojnë provokimet, gjuhën kërcënuese, deklaratat e rreme. Ata që e quajnë Turqinë 'ekspansioniste' duhet të shikojnë në hartë midis viteve 1821 dhe 2020 dhe të shohin se kush është ekspansionit", deklaroi Akar.

"Ne presim që fqinjët tanë grekë të heqin dorë nga kjo gjuhë dhe të ngjashme, e cila po përshkallëzon tensionet", tha Akar.

“Ne do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të mbrojtur vëllezërit dhe motrat tona qipriotë dhe të drejtat tona në Egje, Mesdhe dhe Qipro. Jemi pro dialogut, ligjit, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, por në asnjë mënyrë nuk lejojmë shkeljen e të drejtave tona në Qipro, Egje ose Mesdheun Lindor. Nuk bëhet fjalë për të bërë ndonjë lëshim, askush nuk duhet ta presë një gjë të tillë”, tha ai.

Hulusi Akar gjithashtu vuri në dukje se marrëdhëniet Turqi-Egjipt janë në rrugën e rimëkëmbjes, ndërsa vijoi me këto fjalë: "Duhet parë që nga përmirësimi i marrëdhënieve do të përfitojnë të dyja palët, veçanërisht marrëdhëniet Turqi-Libi-Egjipt do të sjellin përfitime serioze për të gjitha vendet dhe palët. Ne kemi përmbushur detyrat tona në këtë drejtim dhe vazhdojmë ta bëjmë këtë. Shpresa jonë është që të gjitha palët do t'i qasen çështjes me këtë mirëkuptim dhe se marrëdhëniet tona do të arrijnë nivelin në të cilin duhet të jenë sa më shpejt të jetë e mundur."

Akar shpjegoi gjithashtu përpjekjet e vazhdueshme për të përmbushur nevojat të mbrojtjes ajrore rajonale dhe raketore të Turqisë me rreze të gjatë të veprimit.

"Ky sistem është marrë nga Rusia, e cila iu përgjigj pozitivisht kritereve që ne vendosëm, sepse nuk kishte asnjë përgjigje pozitive nga amerikanët, nga francezët. Prandaj, ajo që është bërë këtu ishte e domosdoshme për mbrojtjen e vendit dhe kombit tonë kundër sulmeve ajrore dhe sistemeve raketore. Prandaj, këtë çështje duhet kuptuar kështu", tha ai.

Hulusi Akar theksoi gjithashtu se Turqia nuk ka ndonjë agjendë të fshehur në përpjekjet për t’u furnizuar me sistemet S-400.

 


Lajme të ngjashme