Kalin: Kemi pritshmëri nga ShBA-ja për PYD dhe FETO

"Ne kemi pritshmëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) në lidhje me luftën kundër terrorizmit, veçanërisht kundër PYD dhe FETO”, ka thënë për një gazetë turke zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin.

1638355
Kalin: Kemi pritshmëri nga ShBA-ja për PYD dhe FETO

I intervistuar nga një gazetë turke, zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) do të takohet me homologun e tij amerikan, Joe Biden, gjatë samitit të NATO-s në Bruksel.

“Ne kemi pritshmëri nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), veçanërisht për organizatës terroriste separatiste PKK/PYD dhe organizatës terroriste fetullahiste (FETÖ). Ne i kërkojmë administratës së Biden të ndërmarrë hapa konkretë në lidhje me këto çështje",- theksoi ai.

Zëdhënësi Kallën shtoi se sulmet e Izraelit janë faza e fundit e projektit të shtetit izraelit për të spastruar territorin palestinez nga identiteti i tij historik, kulturor dhe fetar.

"Presioni mbi Izraelin duhet rritur në mënyrë të vazhdueshme dhe sistematike, prandaj ne po ndjekim nga afër këtë proces në kontakt me botën islame, vendet arabe, BE-në, ShBA-në dhe vendet e tjera", theksoi ai.

Lidhur me pretendimet se pas Egjiptit do të ketë negociata edhe me Sirinë, zëdhënësi tha: "Nuk bëhet fjalë që të ketë trafik bisedimesh me Esadin në Siri. Këto janë dosje (çështje) të ndara. Kohë pas kohe mund të ketë dialog midis agjencive të inteligjencës”.

Zëdhënësi Ibrahim Kallën deklaroi se Turqia i ka vendosur trupat e saj në Libi në kuadër të një marrëveshjeje që është nënshkruar me administratën libiane në 2019 dhe se puna atje dhe mbështetja ushtarake, politike dhe ekonomike për Libinë do të vazhdojnë.



Lajme të ngjashme