Turqia i shpreh ngushëllimet Tartarisë pas sulmit të përgjakshëm në një shkollë në Kazan

Turqia shprehu ngushëllimet për ata që humbën jetën në një sulm ndaj një shkolle në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tartarisë (Tataristan).

1638042

“Ne kemi mësuar me hidhërim lajmin se një sulm i armatosur në një shkollë në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tartarisë në Federatës e Rusisë, u mori jetën shumë studentëve, mësuesve dhe la disa të plagosur”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

“Ne kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe i shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit mik të Republikës së Tartarisë, në Federatës Ruse”, shkruhet në deklaratë.

Si pasojë e një sulmi të armatosur në një shkollë në Kazan, një mësues dhe 8 nxënës humbën jetën dhe të paktën 10 të tjerë u plagosën.

Lajme të ngjashme