Operacionet “Kthetra” – Ushtarët turq rrëzojnë një maket avioni të terroristëve

Gjatë operacioneve “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” që vazhdojnë në veri të Irakut është asgjësuar një maket avioni i përdorur nga terroristët për të sulmuar ushtarët turq që marrin pjesë në operacionin antiterror.

1637907

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) në një deklaratë që ka bërë në lidhje me ngjarjen njofton se operacionet në rajon vazhdojnë me sukses.

Komondot tona hyjnë në çdo strofkë dhe i asgjësojnë njëpërnjë objektivat terroriste. Pjesëtarët e organizatës terroriste që nuk guxojnë të dalin nga strehimet dhe shpellat ku fshihen janë përpjekur të sulmojnë përsëri me maket avioni, ashtu siç kanë edhe herë të tjera, vijon komunikata e Ministrisë.

Ushtarët turq ndërsa ishin duke kontrolluar terrenin në zonën Metina, ku vazhdon operacioni “Kthetra-Vetëtima”, dalluan një maket avioni që po vinte drejt tyre. Ushtarët qëlluan me mitraloz kundër maketit dhe e rrëzuan atë duke mos e lejuar që të mbërrinte në destinacion, bën të ditur komunikata.

Lajme të ngjashme