Ushtria turke vazhdon t'i japë goditje PKK-së terroriste në veri të Irakut

Forcat turke të sigurisë kanë neutralizuar 3 pjesëtarë të organizatës separatiste terroriste PKK, të cilët u zbuluan në zonën Metina, në veri të Irakut.

1637505
Ushtria turke vazhdon t'i japë goditje PKK-së terroriste në veri të Irakut

Siç bën të ditur Ministria e Mbrojtjes Kombëtare përmes një komunikate të shkruar, objektivat terroriste në Metina vazhdojnë të merren nën ndikimin e Operacionit “Kthetra-Rrufeja”, në kuadër të së cilit janë neutralizuar nga ajri edhe 3 terroristë të tjerë të PKK-së në këtë zonë.

Ministria bën me dije gjithashtu se në një shpellë ku më parë ishin neutralizuar 6 terroristë të PKK-së, u gjetën një sasi e madhe armë, municionesh dhe dokumente të organizatës.

Një shpellë e përdorur nga terroristë anëtarë të PKK-së u zbulua edhe në zonën e quajtur Avashin-Basyan.

Kjo shpellë e madhe me 4 salla ku mund të strehohen lehtësisht 50 terroristë, zbuluar në kuadër të Operacionit “Kthetra-Rrufeja”, ka edhe një dhomë të veçuar me portë çeliku për pengjet.

Kontrollet në këtë shpellë rezultuan po ashtu me gjetjen e shumë municioneve dhe lëndëve plasëse.

Shpella në fjalë u shkatërrua së bashku me municionet dhe eksplozivët që u gjendën brenda saj.



Lajme të ngjashme