Ushtarët turq nisen për stërvitjen e NATO-s, që zhvillohet në Rumani

Personeli ushtarak dhe automjetet ushtarake nga Komanda e Brigadës së 66 të Mekanizuar të Këmbësorisë së Forcave të Armatosura Turke, që do të marrë pjesë në stërvitjen Mbrojtësi i Vendosur i NATO-s 2021, u nis për në Rumani.

1637155

Stërvitja e NATO-s bëhet sigurimin e gatishmërisë luftarake dhe ndërveprueshmërinë midis NATO-s, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve të Partneritetit për Paqe, në të cilën do të marrin pjesë 15 vende anëtare të NATO-s dhe të Stërvitjes së ndërlidhur Mbrojtësi i Evropës 2021, në të cilin marrin pjesë mbi 30 mijë personel nga 26 vende. Mehmetçik pra ushtari turk u nis nga rrethi Tekirdag për të marrë pjesë në këtë stërvitje.

Ndërkaq, për të marrë pjesë në stërvitje, ka filluar transferimi i personelit nga Komanda e Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë e dislokuar në Çorlu, e cila luan rolin e Brigadës Tokësore të Task Forcës së Përbashkët të Gatishmërisë Shumë të Lartë.

Sipas kësaj 1356 personel, 214 automjete ushtarake, 39 rimorkio dhe 128 kontejnerë, të cilët do të marrin pjesë në stërvitje, u nisën në Rumani me rrugë tokësore dhe ajrore.

Njësitë e Komandës së Brigadës së 66-të të Mekanizuar të Këmbësorisë, e cila do të kalojë në Rumani përmes Bullgarisë, do të marrin pjesë në stërvitjen që do të zhvillohet në qytetin Cincu.

Lajme të ngjashme