Presidenti Erdogan bisedoi me Abbas dhe Haniyeh

Presidenti Recep Tayyip Erdogan zhvilloi nga një bisedë telefonike me Presidentin e Palestinës, Mahmoud Abbas dhe Kryetarin e Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Haniyeh.

1637477

Sipas deklaratës së Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë në biseda u shqyrtuan sulmet e Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa dhe palestinezëve.

Bëhet e ditur se Erdogan, në bisedime, i përshkroi sulmet e Izraelit në Jerusalem si "terror" dhe deklaroi se ai dënoi me forcë këto sulme të ndyra dhe persekutimin e palestinezëve, të cilat plagosin jo vetëm ndërgjegjen e myslimanëve, por të gjithë njerëzimin.

Duke theksuar se ata do të bëjnë çmos për të mobilizuar të gjithë botën, veçanërisht atë islame, për të ndaluar terrorizmin dhe pushtimin e Izraelit, Presidenti Erdogan deklaroi se Turqia do të vazhdojë gjithmonë të jetë një mbështetëse e çështjes palestineze, të qëndrojë pranë vëllezërve të saj palestinezë dhe të mbrojë dinjitetin e Jerusalemit.

Lajme të ngjashme