Turqia dënon sulmin me autobombë gjatë iftarit në një shkollë në Afganistan

Turqia dënoi me forcë sulmin terrorist me autobombë para një shkolle në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

1636722
Turqia dënon sulmin me autobombë gjatë iftarit në një shkollë në Afganistan

Turqia dënoi me forcë sulmin terrorist me autobombë para një shkolle në kryeqytetin Kabul të Afganistanit.

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë bëri një deklaratë me shkrim ku bëri të ditur se është mësuar me shumë hidhërim për shpërthimin e një automjeti të ngarkuar me eksploziv në një akt terrorist gjatë kohës së iftarit në hyrje të një shkolle në rajonin Dasht-i Barçi të Kabulit, kryeqyteti i Afganistanit ( 8 maj), që u mori jetën e të paktën 30 civilëve, duke përfshirë studentë, dhe la mbi 50 persona të plagosur.

“Ne dënojmë me forcë këtë sulm çnjerëzor terrorist në ditën e bekuar të Kadrit, dënojmë autorët e sulmit dhe shpresojmë që ata të sillen para drejtësisë.

Ne dëshirojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën në këtë sulm të egër, u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve dhe u shprehim ngushëllimet tona të sinqerta popullit miqësor dhe vëllazëror dhe qeverisë së Afganistanit”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 


Lajme të ngjashme