Sentop publikon deklaratën e PUIC për dënimin e sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa

Në një postim në “Twitter” Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop publikoi në turqisht dhe anglisht komunikatën e Unionit.

1636743
Sentop publikon deklaratën e PUIC për dënimin e sulmeve të Izraelit ndaj xhamisë Al-Aksa

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Mustafa Sentop publikoi komunikatën e Unionit Parlamentar të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (PUIC) me iniciativën e Kuvendit Turk që dënon dhunën dhe mizorinë e forcave izraelite ndaj besimtarëve myslimanë në xhaminë Al-Aksa.

Në një postim në “Twitter” ai publikoi në turqisht dhe anglisht komunikatën e Unionit.

“Jerusalemi dhe vendet tona të shenjta janë vija jonë e kuqe. Ne do të vazhdojmë të dënojmë me forcë dhe në mënyrë të vazhdueshme  operacionet e dhunshme të Izraelit që synojnë ndryshimin e statusit të Jerusalemit dhe xhamisë Al-Aksa si dhe të të gjitha përpjekjeve të tij për të pushtuar të drejtat legjitime të popullit palestinez’, theksoi Sentop duke iu referuar komunikatës së Unionit Parlamentar të Shteteve Anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.



Lajme të ngjashme