Erdogan drejtuar nënave të Diyarbakirit: Do të luftojmë deri në neutralizimin e terroristëve

Presidenti Erdogan tha se ata do të vazhdojnë luftën duke ecur vazhdimisht përpara derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit dhe derisa evlati i fundit që ndodhet në duart e organizatës separatiste terroriste PKK të ribashkohet me familjen e tij.

1636717
Erdogan drejtuar nënave të Diyarbakirit: Do të luftojmë deri në neutralizimin e terroristëve

Presidenti Recep Tayyip Erdogan tha se ata do të vazhdojnë luftën duke ecur vazhdimisht përpara derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit dhe derisa evlati i fundit që ndodhet në duart e organizatës separatiste terroriste PKK të ribashkohet me familjen e tij.

Presidenti Erdogan u takua në një program iftari në Pallatin Vahdettin në Stamboll me nënat e Diyarbakirit të cilat protestojnë përpara ndërtesës rajonale të Partisë Demokratike të Popujve (HDP) me shpresën për të gjetur fëmijët e tyre që janë rrëmbyen nga organizata terroriste separatiste PKK.

Erdogan shoqërohej nga bashkëshortja e tij, Emine Erdogan, Ministri i Punëve të Brendshme, Suleyman Soylu dhe Drejtori i Komunikimeve të Presidencës, Fahrettin Altun.

Në fjalimin e tij Erdogan tha: “Ne do të vazhdojnë luftën duke ecur vazhdimisht përpara derisa të neutralizohet edhe terroristi i fundit dhe derisa evlati i fundit të ribashkohet me familjen e tij.”

Duke iu drejtuar nënave të Diyarbakirit, ai vijoi duke thënë: "Nga fillimi, ne kemi ndjekur me vlerësim luftën tuaj për të marrë të dashurit tuaj të rrëmbyer duke u mashtruar nga organizata terroriste PKK dhe shtrirjet e saj politike."

“Për momentin, problemet e tyre (organizatës terroriste PKK) janë të mëdha, hallet e tyre janë të mëdha. Ata po kërkojnë vrimë për të shpëtuar. Kjo luftë, e kryer me vendosmëri nga familjet tona, ka qenë shumë e dobishme në drejtim të shfaqjes së fytyrës së vërtetë të organizatës terroriste, e cila ushqehet me errësirë ​​dhe gjak. Ne do ta shembim Kandilin (strofkën e terrorit në Irak) dhe do ta heqim Kandilin nga të qenit një vendstrehim (kandil). Do të bëhet errësirë ​​për ta", tha Presidenti Recep Tayyip Erdogan.

 


Lajme të ngjashme