Operacionet “Kthetra Vetëtima-Rrufeja” vazhdojnë pavarësisht kushteve të vështira

Operacionet antiterroriste “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja”, që kanë filluar në veri të Irakut, vazhdojnë pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe terrenit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB).

1635689
Operacionet “Kthetra Vetëtima-Rrufeja” vazhdojnë pavarësisht kushteve të vështira

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare (MSB) ka postuar në llogarinë e saj në median sociale një video me pamje nga ushtarët që marrin pjesë në Operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja”.

Në video duken rrufetë që bien njëra pas tjetrës dhe ndriçojnë qiellin ndërsa ushtarët vrojtojnë në mot me furtunë.

Mehmetçiku [emër i përveçëm që përdoret për ushtarin turk] i vazhdon me trimëri dhe vetëmohim Operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe terrenit, njoftoi Ministria.

Videon Ministria e shoqëron me shënimin: “Do të vazhdojmë të hyjmë në strofkat terroriste në çdo rrethanë dhe kusht deri sa në rajon të mos mbetet më as edhe një terrorist i vetëm”.

 


Lajme të ngjashme