Erdogan: Ne po përpiqemi të rindërtojmë unitetin e vjetër me popullin egjiptian

Gjatë një konference për shtyp në Stamboll, Presidenti Rexhep Tajip Erdogan foli për marrëdhëniet Turqi-Egjipt, ku tha se qasja e Turqisë ndaj popullit egjiptian është shumë pozitive.

1636134
Erdogan: Ne po përpiqemi të rindërtojmë unitetin e vjetër me popullin egjiptian

“Qëndrimi ynë ndaj popullit egjiptian është shumë, shumë pozitiv. Populli egjiptian dhe populli turk kanë një unitet që vjen nga e kaluara. Ne po përpiqemi për ta rindërtuar, për ta vazhduar këtë unitet dhe solidaritet me popullin egjiptian jo si vëllezër armiq, por si miq”,- tha udhëheqësi turk.

Duke iu referuar bisedimeve dyditore që u mbajtën në Kajro midis delegacioneve turke dhe egjiptiane të kryesuara nga zëvendësministri i Jashtëm turk Sedat Onal dhe homologu i tij egjiptian Hamdi Sanad Loza, Presidenti Erdoan tha: "Procesi i ri ka filluar dhe ne do të vazhdojmë ta zgjerojmë këtë proces."

Lidhur me Drejtat e Pronësisë Intelektuale në Vaksinat Covid-19, Presidenti Rexhep Tajip Erdoan bëri këtë deklaratë: “Dituria është pronë e përbashkët e të gjithë njerëzimit, nuk ka xhelozi në shkencë. Të thuash se "ne ia dolëm, nuk do t'ia japim askujt tjetër" është një qasje e gabuar për një temë që ka të bëjë me shëndetin e të gjithë njerëzimit, sidomos në lidhje me në këtë çështje (vaksinat).”

Kurse lidhur me prodhimin e vaksinës vendore Presidenti Erdoan tha: “Ne e kemi thënë dhe e themi që jemi gati që këto vaksina të mos i përdorim vetëm në vendin tonë, por t’i ndajmë ato me të gjithë, në të gjithë botën, me cilindo që do t’i kërkojë”.

 


Lajme të ngjashme