Turqia shpëton në Egje 30 migrantë të parregullt të sprapsur nga Greqia

Në nënprefekturën Ayvalik të Balikesirit janë nxjerrë në breg 30 migrantë të parregullt, të cilët ishin shtyrë në ujërat territoriale turke nga Roja Bregdetare Greke.

1635240

Njësitë e Komandës së Rojës Bregdetare të Turqisë u vunë në veprim pas denoncimit të bërë për një grup migrantësh të parregullt në një gomone afër brigjeve të Ayvalik-ut.

Tridhjetë (30) migrantët, të cilët sipas konstatimeve ishin zmbrapsur në ujërat territoriale turke nga njësitë e Rojës Bregdetare Greke, u nxorën në breg.

Pas kryerjes së procedurave ligjore migrantët e parregullt iu dorëzuan Qendrës së Riatdhesimit të të Huajve në Ayvalik.

Lajme të ngjashme