Numri i terroristëve të neutralizuar në veri të Irakut u rrit në 70

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dy terroristë të tjerë të organizatës separatiste terroriste PKK, të identifikuar në operacione, u neutralizuan me anë të dronëve të armatosur.

1635239
Numri i terroristëve të neutralizuar në veri të Irakut u rrit në 70

Numri i terroristëve të neutralizuar me operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” u rrit në 70.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare dy terroristë të tjerë të organizatës separatiste terroriste PKK, të identifikuar në operacione, u neutralizuan me anë të dronëve të armatosur.

Kështu numri i terroristëve të neutralizuar u rrit në 70.

Operacionet “Kthetra-Vetëtima” dhe “Kthetra-Rrufeja” të nisura nga Forcat e Armatosura Turke më 23 prill për të eliminuar sulmet terroriste në zonën e bazës nga veriu i Irakut dhe për të vendosur sigurinë e kufirit po vazhdojnë me sukses.

Nga ana tjetër Ministria e Brendshme njoftoi se në kuadër të operacioneve të brendshme në Agri, Igdir, Kars dhe Ardahan me pjesëmarrjen e 2.065 personelit të forcave turke të sigurisë filloi "Operacioni Eren-15 Mali Agri – Çemçe Madur".

 


Lajme të ngjashme