Çavusoglu-Seehofer, videokonferencë për një sërë çështjesh me interes të përbashkët

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, i cili po realizon një vizitë pune në Gjermani, bisedoi përmes një videokonference me ministrin gjerman të Punëve të Brendshme, Horst Seehofer.

1635234
Çavusoglu-Seehofer, videokonferencë për një sërë çështjesh me interes të përbashkët

Çavusoglu bëri një postim gjermanisht dhe turqisht në rrjetin social “Twitter” lidhur me kontaktin në fjalë.

Shefi i diplomacisë turke njoftoi se me ministrin Seehofer vlerësuan hapat që mund të ndërmerren për emigracionin e parregullt.

Duke shpjeguar se ata theksuan rëndësinë e bashkëpunimit efektiv në luftën kundër organizatës terroriste separatiste PKK dhe organizatës terroriste guleniste (FETO), Çavusoglu tha se ai e informoi Seehoferin për “masat e turizmit të sigurt” që Turqia do të aplikojë kundër llojit të ri të koronavirusit këtë vit.



Lajme të ngjashme