Çavusoglu-Maas: Marrëveshja e ndërsjellë për turizmin solli rezultate pozitive

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu, bëri me dije të enjten se Turqia i ka marrë të gjitha masat paraprake për të garantuar pushime të sigurta.

1635333
Çavusoglu-Maas: Marrëveshja e ndërsjellë për turizmin solli rezultate pozitive

Shefi i diplomacisë turke dhe homologu i tij gjerman, Heiko Maas, zhvilluan në Berlin një takim kokë më kokë dhe ndërmjet delegacioneve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit në kryeqytetin e Gjermanisë, Çavusoglu tha se ata diskutuan shumë aspekte të marrëdhënieve dypalëshe, çështje rajonale dhe shumë tema të tjera me rëndësi të tilla si zhvillimet në Mesdheun Lindor, Libia e Siria.

Pasi deklaroi se tregtia midis dy vendeve është rritur me shpejtësi pavarësisht pandemisë së llojit të ri të koronavirusit (COVID-19), kryediplomati turk vijoi me këto fjalë: “Ne jemi në gjendje të shohim se ajo mund të rritet në mbi 40 miliardë dollarë këtë vit.”

Duke shpjeguar se marrëveshja e ndërsjellë me Gjermaninë vitin e kaluar për turizmin solli rezultate pozitive për të dyja palët, Çavusoglu tha se Turqia ka marrë disa masa shtesë për të hyrë në mënyrë të sigurt në sezonin e turizmit (pavarësisht pandemisë) dhe se dobitë e kësaj kanë filluar të shihen.

Ndërsa në lidhje me vaksinën kundër koronavirusit të ri, ministri i Jashtëm turk tërhoqi vëmendjen se “sigurisht që duhet të respektohen të drejtat morale të kompanive (farmaceutike), por vendet duhet të bashkëpunojnë më mirë në prodhimin e përbashkët”.

Më tej, Çavusoglu rikujtoi se ai bëri një vizitë në Libi dy ditë më parë.

“Fundi i mbështetjes që i duhet vendit, të tilla si trajnimi ushtarak dhe asistenca këshillimore, nuk është në interes të vendit. Kjo qasje nuk do të ishte e drejtë. Ne duhet ta mbështetim qeverinë e sapokrijuar në Libi. Mercenarët janë ata që duhet të tërhiqen”, u shpreh ai.

Përpara takimit me homologun Maas, Çavusoglu pati një kontakt me videokonferencë gjithashtu me ministrin e Brendshëm gjerman, Horst Seehofer.



Lajme të ngjashme