Turqia teston me sukses motorin e parë vendor për tanke dhe autoblinda me 1.500 kuaj fuqi

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes Ismail Demir tha në një postim në llogarinë e tij në median sociale Twitter se industria e mbrojtjes gjithashtu po ecën me besim drejt qëllimeve të saj në teknologjinë e motorëve.

1634575
Turqia teston me sukses motorin e parë vendor për tanke dhe autoblinda me 1.500 kuaj fuqi

Vënia në punë e  motorit të parë vendor “BATU”, me 1.500 kuaj fuqi i zhvilluar për tanket, automjetet e ndryshme të blinduara dhe makineritë, u krye me sukses.

Kreu i Industrisë së Mbrojtjes Ismail Demir tha në një postim në llogarinë e tij në median sociale Twitter se industria e mbrojtjes gjithashtu po ecën me besim drejt qëllimeve të saj në teknologjinë e motorëve.

"Vënia në punë e ‘BATU’-s, motorit tonë të parë me 1.500 kuaj fuqi i zhvilluar nga kompania ‘BMC Power’ për tanke, automjete të ndryshme të blinduara dhe makina, ishte i suksesshme. Inxhinierët tanë e bëjnë atë", shkruan Demir në postim e tij, ku janë bashkëngjitur gjithashtu edhe pamje nga momentet e para të vënies në punë të motorit.

 


Lajme të ngjashme